ITALI – Rekord i ri infektimesh ditore, mbi 21 000 raste COVID-19

ROMË, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Italia raportoi sot 21 994 infektime të reja me COVID-19, një rekord i ri ditor, në një krizë të përshkallëzuar shëndeti publik.

Rekordi i mëparshëm u vendos të dielën, me 21 273 raste.

Gjithashtu, edhe vdekjet ditore shënuan rekord, 221 viktima, shifra më e lartë që nga mesi i majit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët në kujdesin intensiv COVID-19 janë 127 më shumë në 24 orët e fundit, në një total prej 1 411 personash.

Në pavijonet e zakonshëm tani ka 13 955 pacientë, me një rritje me +958.

Aktualisht, rastet pozitive kanë arritur në 255 090, 18 406 më shumë se dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.