GJERMANI – Presidenti i FIFA-s, Infantino, pozitiv me COVID-19

BERLIN, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri, njoftoi sot organi drejtues i futbollit.

FIFA tha se “Infantino ka simptoma të lehta dhe tashmë është i izoluar. Ai tani duhet të qëndrojë në karantinë për të paktën 10 ditë”, tha FIFA.

Sipas FIFA, të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me Infantino-n janë informuar për rezultatin e tij të testit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.