GJERMANI – Merkel: Pandemia një provë për kohezionin tonë shoqëror

BERLIN, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Çështjet sociale bëhen më akute për shkak të koronavirusit dhe për këtë pandemia po zbulon të jetë një provë për shoqërinë tonë dhe kohezionin e saj, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Pandemia me pasojat e saj të shumta na ka prekur të gjithëve ne, por më shumë se të gjithë ata që kanë më pak të ardhura, ata që në jetën e përditshme kanë nevojë për vëmendje dhe mbështetje, por që tani mund ta kenë edhe më të vështirë se zakonisht për ta marrë për shkak të koronavirusi”, theksoi kancelarja./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.