COVID-19/ Ndërron jetë Mimoza Zoraqi, specialiste e promocionit të Shëndetit Publik

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka ndërruar dje jetë si pasojë e COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se “është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza”, shprehet Manastirliu./k.s//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.