COVID-19 – Infektohet prezantuesi i njohur Gerry Scotti

MILANO, 27 tetor /ATSH-ANSA/ –  Doja t’ua jepja vetë personalisht këtë lajm, jam i infektuar me COVID-19, deklaroi prezantuesi i njohur italian, Gerry Scotti.

”Jam mirë, jam izoluar në shtëpi nën mbikëqyrjen mjekësore”, theksoi Scotti.

”Faleminderit të gjithëve për afeksionin dhe interesin tuaj”, shkroi në profilin e tij në Instagram dhe një foto të tij duke buzëqeshur para mikrofonit, prezantuesi televiziv Gerry Scotti.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.