COVID-19 – Greqia thyen rekordin e rasteve të reja dhe viktimave

ATHINË, 27 tetor /ATSH-ANA/ – Greqia theu sot rekordin me 1 259 raste të reja të konfirmuara të infeksioneve me koronavirus, duke tejkaluar edhe numrin e të intubuarve, gjithashtu për herë të parë, tha Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Rastet e reja të hënën ishin 715.

Nga rastet e reja të ditës, 112 janë të lidhura me grupe të njohura dhe 62 janë rezultat i kontrolleve në pikat e hyrjes në vend.

Greqia ka që nga fillimi i pandemisë 32 752 raste, nga të cilat 3 950 kanë të bëjnë me udhëtimet jashtë vendit dhe 12, 81 me raste të njohura tashmë.

Në spitalet greke, 102 pacientë janë intubuar. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.
EODY njoftoi gjithashtu 12 vdekje ose 593 vdekje në total.

Mosha mesatare e tyre është mbi 70 vjeç dhe 225 ishin gra./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.