Braçe publikon foto nga zyra e prishur prej tërmetit, fton Bashën të tregoj zyrën e tij

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar sot një foto nga zyra e tij, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Braçe duke publikuar foton nga zyra e dëmtuar shprehet se, “nga zyra ime 1.6 milion euro sipas Lylit! Kështu prej 11 muajsh”.

Braçe fton Bashën të tregojë zyrën e tij dhe dubleksin e shkatërruar pas stadiumit.

“E ftoj Lylin tu tregoj zyrën e tij, pastaj po mundi edhe dubleksin e shkatërruar pas stadiumit”, shprehet Braçe.

Kreu demokrat Lulzim Basha, dje në një konferencë për shtyp u shpreh se Rama nuk heq dorë nga luksi, edhe pse shqiptarët sipas tij, vuajnë për kushtet minimale.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.