Bardhi: Shqipëria, detyrim të bëjë zgjedhje me një ligj në përputhje me standardet ndërkombëtare

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u shpreh sot se, “Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë”.

“Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias”, tha ai.

“Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës”, u shpreh Bardhi. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.