Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 11 fluturime të konfirmuara për ditën e martë

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi sot për 11 fluturime të konfirmuara për ditën e mërkurë, datë 27 tetor 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA, njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
⠀⠀⠀
Tirana International Airport njoftoi se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë:⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz – Tiranë – Berlin dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.