970 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

PRISHTINË, 27 tetor/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur nga Policia 970 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Veç këtyre janë vendosur edhe 956 gjoba të tjera për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve raportohet se në rrugët e Kosovës janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale. Brenda një dite policia ka arrestuar 15 persona dhe 10 të tjerë i ka shoqëruar dhe ka arrestuar 2 persona. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.