Zgjerim i marrëdhënieve me Kubën, përmes bashkëpunimit në ekonomi, turizëm dhe kulturë

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Shqipëria dhe Kuba kanë interes të përbashkët për zgjerim  të marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadoren e ri të të Kubës në Shqipëri, Caridad Yamira Cueta Milian.

“Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në takim Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Caridad Yamira Cueta Milian”, u shpreh Meta.

“Theksuam interesin e përbashkët për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës”, tha Meta. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.