Respektimi i masave antiCOVID/ 5038 këshillime nga inspektorët e Taskforcës

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Inspektorët e Taskforcës antiCOVID po këshillojnë qytetarët në të gjithë vendin për të respektuar masat për frenimin e përhapjes së virusit SARS-COV 2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se, “janë dhënë 5038 këshillime nga inspektorët e Taskforcës antiCOVID në të gjithë vendin për qytetarë të cilët janë gjetur në shkelje të masave për frenimin e përhapjes së virusit SARS-COV 2”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar gjithashtu foto nga qyteti i Korçës ku inspektorët e ISHSH si në gjithë Shqipërinë po këshillojnë qytetarët për mbrojtjen nga COVID-19 për rritur me tej sensibilizimin për zbatimin e masave antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. /a.a//r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.