“Për 3 vite Unaza e Madhe e Tiranës u bllokua nga ata që i lanë rrugët rrugëve”/ Prezantohet plani i menaxhimit të trafikut në nyjen “Shqiponja”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/479682826269140
TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Punimet në nyjen “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së madhe të Tiranës, kanë hyrë në një fazë të rëndësishme.

Për të përshpejtuar punimet në këtë fazë, në mënyrë që vepra të përfundojë në një kohë sa më të shpejt, duke nisur nga dita e sotme, do të ketë një riorientim të qarkullimit të automjeteve, të cilat hyjnë dhe dalin nga Tirana.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video informuese mbi planin e menaxhimit të trafikut, që nis sot në nyjen e Sheshit Shqiponja.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e Sheshit Shqiponja, për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Madhe të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Sipas grafikut sesi do të bëhet menaxhimi i lëvizjes së automjeteve, është vendosur e gjithë sinjalisitka e nevojshme, horizontale dhe vertikale, dhe në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore dhe atë Bashkiake janë marrë masat që të mos ketë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet. Do të ketë një devijim të vogël në të djathtë në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës.

Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta.

Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”.

Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veriu i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet.

Për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve mund të aksesojnë rrugët alternative për të hyrë në Tiranë, siç është rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rruga që kalon përmes Ndroqit.

/m.m//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.