LITUANI – ”Homeland Union” fiton zgjedhjet parlamentare

RIGA, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Opozita konservatore ”Homeland Union” fitoi zgjedhjet në Lituani me 50 vende në parlament nga 141 vende, tha Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

”Bashkimi i Fermerëve dhe të Gjelbërve” të kryeministrit, Saulius Skvernelis doli i dyti me vetëm 32 vende, ndërsa tre partnerët e tij të koalicionit dolën edhe më keq.

Liderja e ”Homeland Union”, Ingrida Simonyte theksoi se ajo menjëherë do të fillojë bisedimet e koalicionit me dy partitë liberale të vendit, ”Lëvizjen Liberale”, e cila fitoi 13 vende dhe Partinë e sapo themeluar të Lirisë, e cila fitoi 11 vende.

Në një deklaratë të përbashkët, krerët e tre partive, të cilët do të kenë një shumicë të vogël, thanë se ”do të fillonin bisedimet mbi formimin e një koalicioni të qendrës së djathtë të udhëhequr nga Simonyte”.

“Ne jemi të vendosur të përqendrojmë përpjekjet tona në rivendosjen e besimit midis shtetit dhe njerëzve”, thanë ata./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.