Kursi i këmbimit/ Leku humbet terren, forcohen lehtë monedhat e huaja

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja u forcuan përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 123,97 lekë ose 0,01 lekë më shumë se të premten.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane fitoi 0,21 lekë dhe këmbehet me 104,90 lekë.
Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 137,01 lekë dhe 115,76 lekë.

Monedha britanike u forcua kundrejt lekut, respektivisht me 0,10 lekë, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0,02 lekë. /a.gjonaj//a.a//r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.