“Kodi Zgjedhor do votohet pa asnjë ndryshim”/ Askush nuk mund të vëri në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ “Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do të votojmë Kodin Zgjedhor siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste.

Pas mbledhjes së shtabit elektoral të PS-së, Rama iu përgjigj interesimit të medies për dekretin e Presidentit Ilir Meta që riktheu për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kryeministri tha se Kodi do të votohet sa më shpejt, kur të caktohet seanca e votimit, pa asnjë ndryshim pikë dhe presje.

“Askush nuk mund të vëri në diskutim vullnetin e parlamentit për asnjë arsye, aq më pak Ilir Meta”, tha ai./m.m//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.