GJERMANI – Vdes papritur nënkryetari i Bundestag-ut, Thomas Opperman

BERLIN, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Thomas Opperman, nënkryetari i parlamentit gjerman, vdiq papritur në moshën 66 vjeç.

Vdekja e tij u raportua gjithashtu nga transmetuesit RTL dhe NTV, të cilët thanë ”se ai humbi jetën, ndërsa po intervistohej nga transmetuesi ZDF dhe u dërgua në spital”.

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil theksoi në Twitter se ”lajmi për vdekjen e Oppermann e mbushi atë me një trishtim të madh”.

Nënkryetari i Bundestag-ut dhe politikani i Partisë Social-demokrate (SPD) kishte njoftuar në fund të gushtit se ai nuk do të garonte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Pas 30 vitesh si përfaqësues i parlamentit rajonal të Saksonisë së Poshtme dhe Bundestag-ut, tani është koha e duhur që unë të bëj diçka tjetër përsëri dhe të filloj projekte të reja”, tha ai në atë kohë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.