FOTO/ Nis puna për rikonstruksionin e godinës së AIDSSH

TIRANË, 26 tetor /ATSH – I. Vata/ Ndërtesa e institucionit të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit do rikonstruktohet, falë grantit të qeverisë suedeze duke krijuar kushte bashkëkohore për punë.

AIDSSH i dorëzoi sot kantierin e punimeve kompanive fituese (joint-venture e OB CONSTRUKSION shpk dhe ED KONSTRUKSION SHPK) të cilat, sipas afatit të parashikuar të punimeve do të rikonstruktojnë ndërtesën e institucionit.

Proceset e punës do të ndiqen në vijim, për të mundësuar kushte të përshtatshme për arkivin, stafin, individët dhe studiuesit e interesuar.

Punimet mundësohen nga granti i përfituar nga Qeveria suedeze, për krijimin e kushteve dhe standardeve bashkëkohore të punës, përfshirë shërbimet e integruara TIK. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.