FOTO-Bulqizë/ Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës së Kodrës së Danit

TIRANË, 26 tetor /ATSH – I. Vata/ Në Bulqizë po përfundon shtrimi me asfalt i rrugës së Kodrës së Danit, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë.

Kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, së bashku me deputeten e qarkut Dibër, Almira Xhembulla, inspektuan këtë fundjavë në terren punimet e deritanishme për shtrimin me asfalt të rrugës së Kodrës së Danit.

Gjatë këtij inspektimi, ata u shoqëruan nga administratori i njësisë administrative Fushë-Bulqizë si dhe u takuan me banorë të zonës, me të cilët diskutuan rreth disa përmirësimeve të nevojshme para finalizimit të këtij projekti, të tilla si, sinjalistikat rrugore dhe barrierat mbrojtëse.

Kjo rrugë do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e lëvizjes së banorëve të kësaj zone.

Rruga është më parametra dhe standarde moderne me sinjalistika rrugore dhe barrierat mbrojtëse që janë elementë të domosdoshëm që nevojiten përgjatë kësaj rruge.

Rruga u shërben qindra banorëve dhe lidh fshatin më njësinë administrative dhe fshatrat përreth dhe ka kushtuar 38 milionë lekë të financuara nga bashkia Bulqizë. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.