Egjipti, partner shumë i rëndësishëm dhe i besueshëm në rajonin e Mesdheut

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të të Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Mostafa Heider

“Me kënaqësi pranova Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Mostafa Heider. Gjatë takimit, vlerësuam se vizita zyrtare që zhvillova në Egjipt, në shkurt të vitit të kaluar, i ka dhënë një shtytje përpara marrëdhënieve tona dypalëshe dhe shpreha bindjen se kemi ende potenciale të mëdha për t’i avancuar më tej ato”, tha Meta.

“Vlerësova lidhjet e vjetra tradicionale historike e kulturore, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, që përbëjnë dhe një bazë të fortë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat”, u shpreh ai.

“Theksova se ne e konsiderojmë Egjiptin një partner shumë të rëndësishëm dhe të besueshëm në rajonin e Mesdheut”, tha Meta. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.