Distancohemi nga akti i fundit i institucionit të Presidentit kundrejt medieve

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dënoi sot atë që e quan sulm i institucionit të Presidentit ndaj medies.

“Distancohemi nga akti i fundit i institucionit të Presidentit kundrejt medieve”, deklaroi ministrja Denaj.

Sipas saj, liria e fjalës duhet të gjejë gjithmonë mbështetjen e të gjithëve, sidomos kur është duke kryer detyrën e saj parësore, hedhjen dritë mbi hijet e paligjshmërisë. /a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.