COVID-19 – Merkel: Disiplinë, disiplinë, disiplinë!

BERLIN, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu gjithë shqetësimin e saj për zhvillimet e pandemisë në një video-konferencë me udhëheqësit rajonalë të CDU-së.

“Kemi muaj shumë, shumë të vështirë përpara nesh”, theksoi kancelarja, gjithashtu e shqetësuar për takimin e ardhshëm me udhëheqësit e rajoneve, më 30 tetor.

“Unë nuk kam një parandjenje të mirë. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet disiplinë, disiplinë, disiplinë!”, shtoi ajo. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.