COVID-19 – Malta mbyll lokalet, kufizon tubimet në gjashtë persona

VALLETA, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Të gjithë lokalet në Maltë do të mbyllen deri më 1 dhjetor, njoftuan sot autoritetet, ndërsa ndërmorën kufizime të reja për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Rregullat e shëndetit publik, që gjithashtu kufizojnë numrin e personave të lejuar në tubime në një maksimum prej gjashtë vetash, hyjnë në fuqi që nga e enjtja.

Kioskat e ushqimeve do të lejohen të qëndrojnë të hapura me kusht që të mos shesin alkool dhe të mbyllen midis orës 23:00 dhe 05:00.

Restorantet mund të vazhdojnë të funksionojnë me kusht që jo më shumë se 10 klientë të jenë të ulur në secilën tryezë.

Kushdo që kapet duke shkelur rregullat do të gjobitet me 200 euro .

Kufizimet e reja vijnë një ditë pasi mjekët në Maltë paralajmëruan se sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit rrezikonte kolapsin, nëse shifrat e rasteve të COVID-19 nuk viheshin nën kontroll./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.