AUSTRALI – Melburni del nga karantina antiCovid-19 pas 111 ditësh

MELBURN, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Qyteti australian i Melburnit doli nga bllokimi pas më shumë se 100 ditësh dhe, për herë të parë që nga qershori, nuk ka asnjë rast të ri Covid-19, raporton BBC.

Shteti i Viktorias, kryeqyteti i së cilës është Melburni, kishte qenë epiqendra e valës së fundit në Australi me 90% të 905 vdekjeve të regjistruara në vend.

Melburni u vendos në karantinë 111 ditë më parë, me kufizimet e lëvizjeve dhe mbylljen e dyqaneve e restoranteve.

“Me zero raste dhe duke pasur parasysh sasinë e testeve të kryera në fundjavë, mund të themi se është koha për t’u rihapur”, theksoi kryeministri i Viktorias, Daniel Andrews.

“Në thelb, kjo falë çdo qytetari të vetëm që ka ndjekur rregullat, të cilët punuan me mua dhe ekipin tim për t’i dhënë fund valës së dytë”, theksoi ai./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.