Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 12 fluturime të konfirmuara për ditën e martë

TIRANE, 26 tetor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi sot për 12 fluturime të konfirmuara për ditën e martë, datë 27 tetor 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:

✈️Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈️Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
✈️Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.