894 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

PRISHTINË, 26 tetor /ATSH/ Brenda 24 orëve të fundit policia ka vendosur 894 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID që u vendosën nga institucionet shëndetësore.

Policia ka njoftuar se në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë këtij 24 orëshi, policia e arrestoi 28 persona. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.