Zbatimi i protokolleve antiCOVID/ 235 kontrolle nga Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) po vijon punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët.

Përgjatë kësaj jave që po mbyllet, ISHMT kreu 235 kontrolle dhe monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Sipas ISHMT-së, janë kryer 9 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet, 6 inspektime për instrumentet matëse në përdorim, 5 inspektime për sigurinë e ashensorëve në përdorim, 1 inspektim per lodrat në parqe dhe 16 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.

ISHMT bën të ditur se në fokus është parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore./a.gjonaj/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.