VJENË – Një kishë shndërrohet në… sallë studimi për studentët me Covid-19

VJENË, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Kisha Votive e Vjenës ka hapur dyert për studentët e universitetit që po kërkojnë të shmangin sallat e studimit dhe bibliotekat për shkak të pandemisë Covid-19.
Në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës aty pranë, holli i kishës së shekullit XIX vendosi edhe një lidhje me internet me shpejtësi të lartë këtë javë si dhe me tualete shtesë.
“Lidhja me internet është e mirë. Problemi i vetëm është që nuk ka pika të energjisë elektrike”, tha një student i Shkencave Politike dhe Psikologjisë.
Me gati 90 000 studentë, Universiteti i Vjenës është një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Europë.
Universiteti i Vjenës filloi vitin e tij akademik me një përzierje të mësimdhënies fizike dhe online.
Studentëve që marrin pjesë në leksione u kërkohet të mbajnë maska ​​dhe të regjistrojnë saktësisht se ku ulen, për ta bërë më të lehtë gjurmimin e kontakteve në rast të një infeksioni.
Adoleshentët dhe të rinjtë kanë nivelet më të larta të infeksionit midis të gjitha grupeve të moshës në Austri./ /ec/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.