Teknologjia e inceneratorëve/ Nga grumbullimi deri te asgjësimi i mbetjeve, prodhohet energji dhe mjedisi nuk ndotet

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video të  blogerit të famshëm Nas Daily, i cili tregon se inceneratorët nuk janë të dëmshëm për mjedisin duke sjellë shembullin e Singaporit.

“Mirëmëngjes dhe me këto 200 sekonda shumë të këndshme ju uroj një të dielë të bukur”, shprehet Kryeministri Rama.

Blogeri Nas Daily nëpërmjet kësaj video ka përshkruar të gjithë itenerarin që bëjnë mbeturinat në Singapor, që nga grumbullimi i tyre deri në asgjësimin në inceneratorë. Nga djegia e mbeturinave me këtë teknologji, shpjegohet në video, prodhohet energji dhe mjedisi nuk ndotet.

Sipas specialistëve oxhaku në inceneratorin në Singapor emeton ajër të pastër. Ajri që del nga oxhaku është më i vogël se një mikron, që është shumë shumë i pastër. 90% e mbetjeve asgjësohen në pak orë dhe 10% që mbetet kthehet në hi.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.