Tabaku: Zgjidhja që i dha Basha pastrimit të Tiranës do të kushtonte 37€/ton, sot 47.4 €/ton më shumë

TIRANË, 25 tetor /ATSH – I. Vata/- Ish- deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se bashkia nën drejtimin e Lulzim Bashës po bënte një projekt për të pastruar Tiranës me çmim disa herë më të lirë se sa është aktualisht.

Në reagimin e saj, Tabaku shprehet se “faktet flasin vetë: Zgjidhja që i dha Basha çështjes së pastrimit të Tiranës dhe trajtimit të mbetjeve me studim nga Banka Botërore, do të kushtonte 37€/ton”.

“Afera e mafias së plehrave, Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Ndraghetta, 84.4 €/ton. A ka nevojë të themi se përse mafia kërkon 47.4 €/ton më shumë?”, u shpreh Tabaku.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.