SHBA – Sërish rekord rastesh me COVID-19

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi një numër rekord rastesh me COVID-19 për të dytën ditë radhazi, sipas të dhënave të aktualizuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Vendi ka regjistruar 88 973 raste të reja infektimi, mbi 79 963 raste të regjistruara një ditë më parë.

Në total 8 568 625 raste janë raportuar në SHBA për 224 751 të vdekur, bilanci më i lartë në botë.

Aktualisht, situata më e vështirë është në veri dhe Midwest dhe 35 nga 50 shtete kanë regjistruar një rritje rekord rastesh.

Numri i të vdekurve në 24 orë mbetet përgjithësisht i qendrueshëm që prej fillimit të vjeshtës, me një shifër që arrin nga 700 deri në 800 të vdekur, .

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama akuzoi pasardhësin e tij, Donald Trump se kishte dështuar plotësisht në menaxhimin e COVID-19, gjatë një tubimi mbështetës për kandidatin demokrat,Joe Biden në Majemi, në Florida.

“Të muaj pas fillimit të kësaj pandemie, rastet e reja vazhdojnë të thyejnë rekorde”, theksoi ai.

Por, Donald Trump shfaqi një optimizëm, pavarësisht të palëkundur pavarësisht se ndodhet prapa në sondazhe 10 ditë nga zgjedhjet presidenciale./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.