Rindërtimi në Durrës/ Shkolla “Shaqe Mazreku” po rilind për të hapur dyert më 26 nëntor me kushte optimale për 711 nxënës dhe mësues

 

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Punimet për rindërtimin e shkollës “Shaqe Mazreku”, janë drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e ndërtimit të kësaj shkolle, nga ku bëri të ditur se bashkë me 10 shkolla të tjera në Durrës, shkolla “Shaqe Mazreku” po rilind për të hapur dyert më 26 nëntor të këtij viti, më e madhe e më bukur për 711 nxënës dhe mësues, me një mjedis shkollor të denjë me kushte optimale.

Kryeministri po ashtu informoi se në Durrës ka nisur puna edhe për riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të 458 pallateve me shkallë dëmtimi DS1 – DS3, ku brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lote të projektit./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.