Projektbuxheti 2021/ Të ardhurat nga TVSH rritje me 12%

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Të ardhurat nga “Tatimi mbi Vlerën e Shtuar gjatë vitit 2021 parashikohet të jenë 143.5 miliardë lekë, 15.4 miliardë lek ose 12% më shumë se pritshmëria për vitin 2020.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në relacionin për projektbuxhetin e vitit që vjen ka renditur si faktorë të rritjes së të ardhurave nga ky zë rritjen ekonomike, rritjen e volumit të importeve dhe konjukturën e çmimeve ndërkombëtare.

Po ashtu sipas MFE-së, përmirësimi i administrimit, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve është një tjetër faktor i rritje së të ardhurave nga TVSH për vitin 2020./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.