Mbledhja e qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut/ Hoti flet për çështjet që do të diskutohen

PRISHTINË, 25 tetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur çështjet mbi të cilat ai dhe homologu i tij i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev janë dakorduar gjatë vizitës në Shkup.

Pika e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup, gazsjellësi Shkup-Prishtinë, rruga Prizren-Tetovë, qendra e përbashkët e skijimit, janë çështjet për të cilat Hoti tha se janë dakorduar me Zaev.

“Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Maqedoni Veriore”, u shpreh Hoti.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar mbledhje ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ai ka thënë se kjo do të ndodhë posa të krijohen kushtet epidemiologjike.

Të njëjtën e ka konfirmuar edhe kryeministri Hoti, i cili ka thënë se sapo të krijohen kushtet do të mblidhen për të identifikuar mundësitë për arritjen e marrëveshjeve të reja mes dy vendeve. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.