Fuga: Gazetat i ka djegur dhe mbyllur Berisha, Meta le të debatojë me Monikën për lidershipin e LSI

TIRANË, 25 tetor /ATSH – I. Vata/- Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar pas 11 pyetjeve për median të bëra nga zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, duke i kujtuar se  Sali Berisha ka djegur dhe mbyllur gazeta.

Fuga shprehet se “edhe gazetarët ai i ka gjobitur dhe burgosur. Por kur sot përdor epitetet, gjuhën dhe metodat e tij i bie që je rëndë fare”.

Më tej, Fuga reagoi edhe ndaj ftesës së Metës për debat me kryeministrin Rama duke shtuar se “sa për debatet, Ilir Meta le të debatojë me Monika Kryemadhin për lidershipin e LSI”.

Gazetat i ka djegur dhe mbyllur SB. Edhe gazetarët ai i ka gjobitur dhe burgosur. Por kur sot përdor epitetet, gjuhën dhe metodat e tij, i bie që je rëndë fare! Sa për debatet, IM le të debatojë me MK për lidershipin e LSI“, shprehet Fuga.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.