F1 – Lewis Hamilton thyen rekordin e fitoreve të Michael Schumacher

PORTIMAO, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Lewis Hamilton (Mercedes) siguroi sot fitoren e 92-të të karrierës së tij në Formula 1 të Çmimit të Madh të Portugalisë, duke thyer kështu edhe rekordin e sukseseve të Michael Schumacher.

Britaniku po konsolidon gjithashtu epërsinë e tij në kampionatin botëror ku po synon një titull të 7-të që do ta lejonte atë të barazonte rekordin e vendosur gjithashtu nga piloti legjendar gjerman./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.