BULLGARI – Kryeministri Borissov pozitiv me COVID-19

SOFJE, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri bullgar, Boiko Borissov njoftoi sot se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, mes rritjes së konsiderueshme të rasteve. 

“Pas dy testesh PCR, jam pozitiv me COVID-19”, theksoi ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Po marr kujdes në shtëpi, konform mendimeve të mjekëve”, shtoi ai duke nënvizuar se vuante nga simptoma të lehta./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.