Basha: 4 hapa urgjentë për menaxhimin e pandemisë

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha solli sot në vëmendje shifrat e pandemisë deri tani dhe renditi katër hapat urgjentë, të cilët sipas tij, duhet të ndërmerren për të menaxhuar situatën.

Sipas Bashës, duhen rritur testimet.

“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa urgjentë në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”- u shpreh Basha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.