Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

PRISHTINË, 24 tetor /ATSH/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e themelimit të OKB-së, ka thënë se Kosova më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dinë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Thaçi thekson se roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë.

“Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, shprehet Thaçi. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.