Tabaku: Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku shprehet se, prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina.

Në reagimin e saj kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ajo thekson se, “kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë. Pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital. Ndërsa Tirana zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit”.

“Kështu një ditë prej ditësh çibani real do të marrë përgjigjen e merituar për paudhësitë e tij gjithë këto vite.  Që realiteti i qytetit të mos jetë më i një vendi ku çimento dhe pluhuri zënë vendin e oksigjenit”, përfundon Tabaku.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.