Sauk-Teg/ Policia pezullon 22 leje drejtimi, u kapën me shpejtësi deri në 178 km/h

TIRANË, 24 tetor/ATSH /- Policia Rrugore ka vijuar monitorimin në aksin “Sauk-Teg”, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë, në pak orë, u tërhoqën 22 leje drejtimi,  10 prej të cilave për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 178 km/h

“Policia regjistroi shpejtësi nga 130 km/h deri në 178 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për, por kurrsesi për të udhëtuar i sigurt për veten dhe të tjerët në rrugë. Po ashtu shënoi masë alkooli që varionte nga 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjegjshmëri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur , pasojat mund të jenë fatale, për jetën e të gjithëve përdorueseve të rrugës”, njofton Policia.

“Janë 12 leje drejtimi të hequra për shpejtësi, 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti është vënë në pranga
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve te tjetër të rrugës.
Policia Rrugore me radarë e dragera është e do jetë prezentë kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë”,- sqaron Policia Rrugore.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.