Rama takim me homologun slloven/ Në fokus Plani i Madh i Investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe procesi i integrimit europian të Shqipërisë

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të homologut të tij Janez Janša.

Kreu i Ekzekutivit bën të ditur se Plani i madh i investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor si dhe ecuria e integrimit europian të Shqipërisë, janë në fokus të këtij takimi.

“Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm”, tha Rama. /a.a/

 

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.