POLONI – Presidenti Duda pozitiv me Covid-19

VARSHAVË, 24 tetor /ATSH-PAP/ – Presidenti polak, Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv me koronavirusin, deklaroi zëdhënësi i tij, Blazej Spychalski në Twitter duke shtuar ”se presidenti ndihet mirë”.

“Presidenti Andrzej Duda u testua dje për koronavirus, në përputhje me rekomandimet. Rezultati doli pozitiv. Presidenti ndihet mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet përkatëse mjekësore”, shkroi Spychalski në Twitter.

Dje Ministria polake e Shëndetësisë raportoi një numër rekord të infeksioneve ditore të koronavirusit me 13 632 dhe 153 viktima.

Deri tani, Polonia ka 228 318 infeksione dhe 4 172 vdekjesh nga kjo pandemi./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.