Pasuritë e paluajshme/ 28% e agjentëve raportojnë shitje me çmime të njëjta me ato të kërkuara

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se çmimet e shitjes së pasurive të paluajtshme në 6-mujorin e parë të këtij viti, përgjithësisht shënuan rënie të lehtë krahasuar me 6-mujorin e mëparshëm.
Sipas vrojtimit të publikuar nga BSH-ja mbi ecurinë e tregut të shitjeve të pasurive të paluajtshme, rreth 28% e agjentëve kanë raportuar shitje me çmime të njëjta me ato të kërkuara. 28% e tyre kanë shitur me çmim deri në 5% më të ulët në krahasim me çmimin e kërkuar dhe 33 % kanë raportuar që kanë realizuar shitje me një çmim midis 5 % deri në 20% më të ulët nga çmimi fillestar i kërkuar.
Sipas agjentëve, rreth 60 % e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.
Rreth gjysma e këtyre pronave rezultojnë të blera me kredi që mbulojnë deri në 80% të
vlerës. /a.a/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.