Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Mbrëmjen e sotme, pas mesnate duke u nisur dita e diel do të ndryshojë ora. Në orën 03.00 të datës 25 tetor, ndryshon ora dhe për rrjedhojë akrepat duhet të kthehen 60 minuta pas, në orën 02.00. Në këtë mënyrë rikuperojmë orën që “humbëm” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit.

Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

Zakoni i ndryshimit të orës u shpërnda në Europë që nga viti 1974, kur vendet e botës donin të kursenin energjinë elektrike duke shfrytëzuar kështu diellin. Ora ndërrohet dy herë në vit, njëherë në muajin tetor dhe më pas në muajin mars, pasi në këtë periudhë dita zgjat më shumë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.