Kredia për sektorët e transportit u rrit në 4.7 miliardë lekë gjatë periudhës qershor- shtator

TIRANË, 24 tetor /ATSH/  Kredia për sektorët e transportit dhe magazinimit arriti në vlerën  4.7 miliardë lekë, gjatë periudhës qershor- shtator të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë huadhënia për këtë sektor në këtë tre mujor pësoi një rritje 4.3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Transporti i udhëtarëve ka qenë një nga sektorët  më të prekurit nga situata e COVID-19.

Por pavarësisht ekspozimit ndaj rreziqeve të krizës, ky sektor ka gjetur mbështetjeje më të madhe nga sektori bankar për tu financuar.

Në fund të muajit gusht, huadhënia e bankave ndaj turizmit dhe transportit përbën 6.5% të portofolit total të kredisë për biznesin ose 3.9% të gjithë kredisë për ekonominë vendase. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.