Kodi Zgjedhor/ Gjiknuri: Falë insistimit të PS-së, përbërja e Kuvendit të ri të pas 25 Prillit me 30% gra e vajza

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ “Falë insistimit tonë, në Kodin Zgjedhor u përcaktua e detyrueshme që jo vetëm lista e kandidatëve, por edhe përbërja e Kuvendit të ri të pas 25 Prillit 2021 të ketë minimumi 30% gra e vajza”.

Kështu u shpreh sot deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ishte njëkohësisht edhe bashkëkryetar i Komisionit të posaçëm të reformës Zgjedhore.

Në cilësinë e drejtuesit politik të PS-së në qarkun e Vlorës, Gjiknuri mori pjesë në një takim me gra vlonjate që iu bashkuan radhëve të PS-së.

“Edhe në Vlorë, qindra gra e vajza të reja po i bashkohen radhëve të anëtarësisë së Partisë Socialiste”, tha ai.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.