Hoti: Qeveria është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor

PRISHTINË, 24 tetor /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi dhe këtë e kanë bërë me vendimet që kemi marrë në këta muaj të qeverisjes.

Hoti thekson se, drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.

“Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve. Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, shprehet Hoti.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.