GJERMANI – Ngarkesa e rasteve të COVID-19 në nivel të ri alarmi

BERLIN; 24 tetor /ATSH-DPA/ – Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 raste me COVID-19 për 100 000 banorë në shtatë ditët e fundit, njoftoi sot organi epidemiologjik i vendit, ndërkohë që thirrjet për një ndryshim të qasjes ndaj pandemisë po bëhen më të forta.

Instituti Robert Koch konfirmoi sot 14 714 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pandemia, gjithashtu, kaloi mbi 10 000.

Masa më të ashpra janë vendosur tashmë në nivelin lokal, kur infektimet e reja në një land u rritën mbi pragun e 50 për 100 000 banorë, duke përfshirë kufijtë në tubimet publike.

Këto shifrat vijnë ndërsa gjithnjë e më tepër po kërkohet që Gjermania të kthehet në kufizimet gjithëpërfshirëse mbarëkombëtare, që janë parë në fillimin e pandemisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.