GJERMANI – Frontex hetim për incidentet e azilkërkuesve në det

BERLIN, 24 tetor /ATSH-DPA/ – Agjencia Europiane e Vëzhgimit të Kufirit, Frontex, është përfshirë në disa incidente bllokimi në det të anijeve të azilkërkuesve, që kalojnë Detin Egje midis Turqisë dhe Greqisë, pretendon një hetim nga disa medie, përfshirë revistën gjermane “Spiegel”.

“Frontex nuk ka komentuar mbi rastet specifike të ngritura nga kërkimi”, deklaroi “Spiegel”.

“Frontex vepron në respekt të të drejtave themelore dhe ligjit ndërkombëtar”, shkroi nga ana e saj agjencia në Tëitter, duke theksuar se kishte qenë në kontakt me autoritetet greke në lidhje me incidentet në det gjatë muajve të fundit dhe se Athina ka hapur një hetim të brendshëm.

Gazetarët pretendojnë të kenë dokumentuar gjashtë raste, nga prilli, që kanë ndodhur në Detin Egje, në të cilat ekipet e Frontex kanë dëshmuar pa reaguar ndaj rikthimit në Turqi të anijeve të refugjatëve në ujërat greke, një praktikë e paligjshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.